Apartamente Buzë Detit Ne Shitje Ne Radhime Vlore, Riviera Shqiptare. Shfrytëzoni mundësinë për t'u bërë pronar i një apartamenti krejt të ri në zonën mahnitëse bregdetare të Radhimës. Në një rezidencë luksoze dhe vërtet unike për të gjithë rajonin e Vlorës. Ajo spikat me konceptin e saj të veçantë arkitektonik të frymëzuar nga historia e antikitetit te kështjellave shqiptare dhe me shumë hapësira të gjelbëruara brenda saj. E vendosur vetëm pak hapa larg ujërave të kristalta të Detit Jon dhe shëtitores më të re të zonës. Pranë Bypass-it kryesor të Vlorës, duke ofruar njëkohësisht qetësi, atmosferë relaksuese dhe aksesueshmëri. Një mundësi e shkëlqyer investimi për qera afatshkurtra në platforma si Airbnb dhe Booking. Kombinimi ideal i bukurisë natyrore, kulturës, elegancës moderne dhe vlerës afatgjatë.
- Detajet kryesore të projektit:
- Radhima Fortress, një projekt krejt i ri që ofron privatësi, siguri, qetësi, arkitekturë elegante dhe stil jetese elitar
- Ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode, të planifikuara të përfundojnë deri në vitin 2028
- Apartamenti do të shitet me pllaka dyshemeje/parket të vendosura, dyert e brendshme dhe banjon e përfunduar - sipas standardeve të ndertuesit
- Parkim privat, i disponueshëm per një çmim shtesë
- Mundësi për të paguar me këste
- Distancat:
- Vetëm pak sekonda larg plazhit
- 5 minuta nga porti i jahteve që tërheq marinarë dhe turistë per gjatë gjithë verës
- 20 minuta nga qendra e qytetit të Vlorës
- 15 minuta nga Parku Kombëtar i Llogarasë
- 20 minuta nga Dhërmiu
- 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
- 1 orë nga Himara
- 2 orë nga Saranda dhe Ksamili
Apartment typologies
Discover the different layouts and sizes of this project's apartments.
The apartments
Browse the available apartments within this project.
No apartments available
There are currently no apartments listed for this project.
Where the project is located
Find your apartment in this project.
Contact our team for more information about the apartments, prices and availability.
