Vilë E Re Luksoze Në Radhimë Vlorë, Shqipëri - Pishinë Private Dhe Në Distancë Të Shkurtër Në Këmbë Nga Deti, Ideale Për Airbnb/Booking. Kjo vilë luksoze në Radhimë, Vlorë është më shumë se sa thjesht një shtëpi—është një mundësi e rrallë investimi në një nga destinacionet më ekskluzive dhe më të kërkuara në Rivierën Shqiptare. Pronat te këtij kalibri po bëhen gjithnjë e më të rralla në rajonin e Mesdheut. Kombinohet në një harmoni të përsosur vendndodhja e saj ideale pranë detit Jon dhe ne te njejten kohe eshte vetëm pak minuta larg destinacioneve të tjera të Rivierës, dizajni luksoz dhe potenciali i jashtëzakonshëm per investim. Radhima Hills Villa ofron gjithçka që blerësit e sotëm po kërkojnë. Ajo ofron një pishinë private, verandë të madhe, arkitekturë moderne dhe ambiente jetese bashkëkohore. Shfrytëzoni rastin dhe bëjeni tuajën, blini vetëm një pronë me mundësi të pakufizuara fitimi!
- Detajet kryesore të projektit:
- Radhima Hills, një projekt rezidencial i bukur dhe elitar që ofron një investim të sigurt, potencial, stil jetese luksoz, privatësi, qetësi dhe pozicion strategjik
- Arkitekturë moderne me ndërtime me cilësi të lartë, e planifikuar të përfundojë deri në vitin 2029
- Çdo vilë vjen me pishinën e saj private, tarracën dhe verandën e madhe, vendin e parkimit dhe depo
- Vila do të shitet me pllaka dyshemeje/parket të vendosur, dyert e brendshme dhe banjon e përfunduar - sipas standardeve të ndertuesit
- Mënyrat e pagesës:
- Mundësi për të paguar me këste gjatë fazave të ndryshme të ndërtimit
- Mundësia për t'u financuar përmes një kredie pa kolateral të ofruar nga banka partnere e ndërtuesit, në dispozicion si për blerësit shqiptarë po ashtu edhe për ata të huaj
- Distancat:
- Vetëm pak sekonda larg plazhit
- 5 minuta nga porti i jahteve që tërheq marinarë dhe turistë për gjatë gjithë verës
- 20 minuta nga qendra e qytetit të Vlorës
- 15 minuta nga Parku Kombëtar i Llogarasë
- 20 minuta nga Dhërmiu
- 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
- 1 orë nga Himara
- 2 orë nga Saranda dhe Ksamili
Apartment typologies
Discover the different layouts and sizes of this project's apartments.
Villa 3+2
The apartments
Browse the available apartments within this project.
No apartments available
There are currently no apartments listed for this project.
Where the project is located
Find your apartment in this project.
Contact our team for more information about the apartments, prices and availability.
