Modern Apartment With Sea View For Sale In Lungomare Vlore Albania
















Description
Apartament Përballë Detit Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Jugu I Shqipërisë - Mundësi E Shkëlqyer Investimi. Ky apartament modern me një vendndodhje kryesore buzë detit përgjatë Lungomares në Vlorë ofron një mundësi të jashtëzakonshme si për te banuar po ashtu edhe për investim. Ngjitur me plazhin, pranë të gjitha pikave kryesore të qytetit dhe në nje distancë të shkurtër në këmbë nga të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode. I mobiluar plot shije në një stil bashkëkohor dhe gati për te jetuar ne te, pa patur nevoje per asnjë investim shtesë. Ofron një pamje mahnitëse nga deti, qetësinë bregdetare, një stil jetese modern dhe është pjesë e një komuniteti familjar-miqësor. Pronat si kjo po bëhen jashtëzakonisht të rralla në treg. Nxitoni dhe bëjeni tuajën, nuk ka dyshim që do t'ju sjellë fitime të menjëhershme qoftë duke e përdorur me platformat Airbnb/Booking, duke e dhënë me qera afatgjatë ose thjesht po ta rishisni më vonë.
- Karakteristikat kryesore të apartamentit:
- Dhomë ndenjeje dhe kuzhinë
- Një dhomë gjumi
- Një banjo
- Plotësisht i mobiluar (Mobiljet përfshihen në çmimin e shitjes)
- E ndritshme, moderne, komode dhe në kushte të shkëlqyera - gati për të jetuar ne te
- Sistem audio i integruar në tavan që ju lejon të dëgjoni muzikë në të gjithë hapësirën
- I bollshëm dhe me një planimetri të menduar mirë për të maksimizuar hapësirën dhe funksionalitetin
- Pallat i ri me ndërtime shumë cilësore
- Ndodhet në katin e 4-të
- Kati i 9-të në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Certifikatë pronësie
- Hapësirë parkimi rreth ndërtesës
- Çmim i negociueshëm
- Detajet e zonës përreth:
- Lagje e bukur, e organizuar mirë, e qetë, miqësore për familjet dhe strategjike
- Bare, restorante, furrë buke, markete, dyqane të ndryshme dhe stacion autobuzi transporti publik aty pranë - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
- Në vijen e parë të ndërtimeve, duke siguruar aksesueshmeri teper të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
- Një nga zonat më të preferuara dhe të frekuentuara per gjatë gjithë vitit nga banorët vendas dhe të huajt për të jetuar dhe investuar
- Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin atë për Airbnb/Booking, si dhe për qera afatgjatë
- Distancat:
- Pranë detit Adriatik
- 4 minuta nga qendra e qytetit
- 4 minuta nga Universiteti dhe porti kryesor i Vlorës
- 15 minuta nga zona historike
- 20 minuta nga plazhet e Radhimes dhe Orikumit
- 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Detaje
Features
- Ashensor
- Ajëri i kondicionuar.
- Të mobiluar
- Siguria 24/7
- Pranë plazhit
- Pastro dokumentet
- Qendra
- Panele diellore
- Kamerat e sigurisë?
- Pamje nga deti
- Internet / Fibra
Location
Similar properties
For Sale
Beachfront Modern Apartment For Sale In Radhime Vlore Albania
For Sale
Two Bedroom Apartment For Sale In Orikum Vlora Albania
For Sale
Apartment With Sea View And Pool For Sale In Radhime Vlore Albania
For Sale
