Apartament Luksoz Ne Shitje Ne Orikum Vlore Shqiperi





















Description
Apartament 2+1 Në Shitje Në Orikum Vlorë, Riviera Shqiptare - Përballë Detit Jon. Shijoni jetesën moderne mesdhetare në këtë apartament të ri, aktualisht në ndërtim e sipër në zonën e qetë bregdetare të qytetit të Orikumit. E vendosur në një pozicion perfekt përpara plazhit dhe midis gjelbërimit, kjo rezidencë ofron një vendpushim të qetë dhe aksesueshmeri teper të lehtë. Vetëm një shëtitje e shkurtër larg ne kembe nga deti Jon dhe pranë shetitores kryesore. I projektuar për një stil jetese elitar, përfshin një pishinë të madhe, spa dhe wellness, bar dhe restorant dhe kënd lojërash për fëmijë. Nëse jeni duke kërkuar per një shtëpi pushimi, mundësi investimi apo banesë të përhershme, ky apartament është zgjedhja e duhur. Përveç kësaj, është ideale për ta përdorur me Airbnb/Booking!
- Karakteristikat kryesore të apartamentit:
- Sipërfaqja totale - 117,69 m²
- Sipërfaqja e apartamentit - 75,27 m²
- Hapësira të përbashkëta - 10,47 m²
- Sipërfaqja e ballkonit - 31,95 m²
- Dhomë ndenjeje dhe kuzhinë
- Dy dhoma gjumi
- Një banjo
- Një ballkon i madh, perfekt për t'u çlodhur dhe për të shijuar kohën me familjen tuaj
- Ndodhet në katin e 2-të
- 8 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode
- Pishinë e jashtme ekskluzive për banorët, Spa & qendër Wellness, bar & restorant dhe këns lojërash për fëmijë
- Ndërtimi do të përfundojë deri në fund të vitit 2027
- Një projekt unik dhe elitar që ofron një investim të sigurt dhe një stil jetese luksoz
- Ndertuesi ofron 3 projekte të ndryshme për arredim të brendshëm kundrejt një pagese shtesë
- Vend parkimi në dispozicion me një çmim shtesë (25.000) €)
- Metoda e pagesës:
- Kësti i parë - 50% (kur të nënshkruani kontratën)
- Kësti i dytë - 20% (shtator 2026)
- Kësti i 3-të - 20% (mars 2027)
- Kësti i 4-të - 10% (kur të merrni çelësat)
- Mënyra e pagesës me kredi:
- 30% e shumës në momentin e nënshkrimit të kontratës
- 70% duke marrë një kredi pa kolateral
- Detajet e zonës përreth:
- Qytet i organizuar mirë, i qetë, i këndshëm dhe familjar-miqësor
- I rrethuar me të gjitha fasilitet thelbësore si bare, restorante, furrë buke dhe markete
- Pranë rrugës kryesore, duke ofruar akses teper të lehtë për këmbësorët dhe mjetet e transportit
- Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushime verore.
- Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
- Distancat:
- Përpara portit të jahteve që tërheq marinarë dhe turistë per gjatë gjithë verës
- 15 minuta nga qyteti i Vlorës
- 25 minuta nga Llogoraja
- 40 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
- 1 orë nga Himara
- 2 orë nga Saranda dhe Ksamili
Detaje
Features
- Ajëri i kondicionuar.
- Ashensor
- Internet / Fibra
- Ballkon / tarracë
- ...kopshti...
- Pishinë
- Parkimi
- Garazhi
- Siguria 24/7
- Kamerat e sigurisë?
- Pranë plazhit
- Qendra
Location
Similar properties
For Sale
Apartament luksoz me pamje nga deti në shitje në Dhermi Vlorë, Shqipëri
For Sale
Apartament i gatshëm për t'u zhvendosur në Qytetin Vlorë, Shqipëri
For Sale
Apartament Vije E Pare Per Shitje Ne Vlore, Shqiperi
For Sale
