Apartament Luksoz Me Pamje Nga Deti Per Shitje Ne Radhime Vlore Shqiperi





Description
Apartament Në Shitje Buzë Detit Në Radhimë Vlorë, Shqipëri. Një pronë ku qetësia, komoditeti, luksi, privatësia, freskia e natyrës dhe deti Jon bëhen pjesë e jetës suaj të përditshme. I vendosur në një rezidencë krejt të re në zonën e Radhimës, pikërisht përballë plazhit dhe në mes të gjelbërimit. Vetëm pak minuta larg Vlorës, ju lejon të shijoni bukurinë e Rivierës Shqiptare duke qëndruar larg stresit, trafikut dhe zhurmës së jetës së qytetit. Ofron një pamje mbresëlënëse nga deti, perfekte për shtëpinë tuaj të ëndrrave dhe një mundësi e shkëlqyer investimi për Airbnb/Booking! Valefllad Residence ofron shumë më tepër se një vend për të jetuar, një stil jetese të plotë buzë detit me facilitete ekskluzive duke përfshirë: pishinë, plazh privat, siguri 24/7, bar dhe restorant dhe hapësira të gjelbëruara. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
- Karakteristikat kryesore të apartamentit:
- Sipërfaqja totale - 90,9 m²
- Hapësira të përbashkëta - 11,5 m²
- Sipërfaqja e apartamentit - 79,4 m²
- Dhomë ndenjeje dhe kuzhinë
- Një dhomë gjumi
- Një banjo
- Një ballkon i madh me pamje anësore të detit
- Ndodhet në katin e 2-të
- 6 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Një projekt prestigjioz që ofron një mundësi të sigurt investimi, një vendndodhje strategjike buzë detit dhe një kombinim perfekt të luksit, privatësisë, faciliteteve premium dhe bukurisë së padiskutueshme të bregdetit Jon
- Arkitekturë moderne me ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode, të frymëzuara nga natyra e Rivierës Shqiptare
- Rezidenca do të përfundojë deri në fund të vitit 2029
- Parkim nëntokësor në dispozicion me një çmim shtesë (20.000 €)
- Apartamenti do të shitet me pllaka dyshemeje/parket të vendosura, dyert e brendshme dhe banjon e përfunduar - sipas standardeve të ndertuesit
- Mundësi pagese me këste - 50% paradhënie
- Detajet e zonës përreth:
- Brenda rezidencës Valefllad do të gjeni: pishinë, plazh privat, kopshte botanike, kafene & restorant i dedikuar për banorët
- Zonë e organizuar mirë, e qetë, e bukur dhe miqësore për familjet
- I rrethuar me të gjitha fasilitet thelbësore si bare, restorante, furrë buke dhe markete
- Pranë rrugës kryesore dhe Lungomare 3, duke siguruar akses teper të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
- Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushime verore
- Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
- Distancat:
- Vetëm pak sekonda larg plazhit
- 5 minuta nga porti i jahteve që tërheq marinarë dhe turistë gjatë gjithë verës
- 20 minuta nga qendra e qytetit të Vlorës
- 15 minuta nga Parku Kombëtar i Llogarasë
- 20 minuta nga Dhërmiu
- 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Detaje
Features
- Ashensor
- Internet / Fibra
- Pamje nga deti
- Ballkon / tarracë
- ...kopshti...
- Pishinë
- Parkimi
- Garazhi
- Siguria 24/7
- Kamerat e sigurisë?
- Pranë plazhit
- Qendra
Location
Similar properties
For Sale
Apartament luksoz me pamje nga deti në shitje në Dhermi Vlorë, Shqipëri
For Sale
Apartament i gatshëm për t'u zhvendosur në Qytetin Vlorë, Shqipëri
For Sale
Apartament Vije E Pare Per Shitje Ne Vlore, Shqiperi
For Sale
Apartament Në Shitje Përballë Detit Në Lungomare Vlorë Shqipëri
