Albanian Riviera Property For Investment, Luxury Apartment For Sale In Radhime Vlore At Palm Resort


























Description
Apartament Pushimi Me Dy Dhoma Gjumi Përballë Detit Dhe Me Pishinë Në Shitje Në Radhime Vlorë, Shqipëri. Gjithmonë një detaj bën diferencën, por këtu do të gjeni shumë më tepër se sa një! Një apartament luksoz krejt i ri i vendosur në zonën e bukur bregdetare të Radhimës në Vlorë, te Palm Resort. Një rezidencë moderne, e përfunduar në vitin 2025 me 3 pishina dhe plazh privat përballë saj. I mobiluar plot shije në një stil bashkëkohor dhe gati për tu banuar, pa kërkuar asnjë investim shtesë. Përveç kësaj, me një pozicion gjeografik strategjik, pranë të gjitha destinacioneve kryesore të Rivierës Shqiptare dhe vetëm 2 minuta larg nga Orikum Marina, i vetmi port jahtesh në rajon. Ideal për shtëpinë tuaj të ëndrrave buzë detit dhe një zgjedhje e zgjuar me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja, veçanërisht për Airbnb/Booking. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
- Karakteristikat kryesore të apartamentit:
- Sipërfaqja totale - 75,7 m²
- Hapësira të përbashkëta - 8,7 m²
- Sipërfaqja e apartamentit - 67 m²
- Dhomë ndenjeje dhe kuzhinë
- Dy dhoma gjumi
- Një banjo
- Një ballkon i madh, perfekt për t'u çlodhur dhe për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj
- Plotësisht i mobiluar (Mobiljet përfshihen në çmimin e shitjes)
- Me shume ndricim natyral, e bollshme, moderne dhe në gjendje të shkëlqyer - askush nuk ka jetuar më parë në të
- Ndodhet në katin e 4-të
- 5 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Rezidencë e re me arkitekturë moderne dhe ambiente luksoze, e përfunduar në vitin 2025
- Ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode - Fasadë me ventilim, sistem kapot, dritare me xham të dyfishtë, izolim termik dhe akustik
- Vend parkimi privat për banorët
- Aksesi në plazh dhe pishinë është i përfshirë në çmimin e shitjes
- Palm resot, aty ku bashkohen vendndodhja kryesore, luksi, vlera afatgjatë, privatësia, siguria dhe qetësia
- Detajet e zonës përreth:
- Zonë e organizuar mirë, e qetë, tërheqëse dhe familjare-miqësore
- I rrethuar me të gjitha fasilitetet thelbësore si bare, restorante, furrë buke, markete dhe dyqane të ndryshme
- Pranë rrugës kryesore dhe Lungomare 3, duke siguruar akses teper të lehtë për këmbësorët dhe mjetet e transportit
- Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushime verore.
- Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
- Distancat:
- Vetëm pak sekonda larg plazhit dhe Lungomare 3
- 1 minutë nga porti i jahteve që tërheq marinarë dhe turistë per gjatë gjithë verës
- Pranë fushave sportive publike të basketbollit, volejbollit, futbollit dhe tenisit
- 15 minuta nga qyteti i Vlorës
- 25 minuta nga Llogaraja
- 40 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Detaje
Features
- Të mobiluar
- Ajëri i kondicionuar.
- Ashensor
- Internet / Fibra
- Ballkon / tarracë
- Pishinë
- Parkimi
- Siguria 24/7
- Kamerat e sigurisë?
- Pranë plazhit
- Qendra
Location
Similar properties
For Sale
Beachfront Modern Apartment For Sale In Radhime Vlore Albania
For Sale
Modern Apartment With Sea View For Sale In Lungomare Vlore Albania
For Sale
Two Bedroom Apartment For Sale In Orikum Vlora Albania
For Sale
Apartment With Sea View And Pool For Sale In Radhime Vlore Albania
